TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 07:18

Botërori në SHBA, Alban Bushi tregon ekipin që sheh si favorit për trofeun

Shkruar nga Pamfleti
Botërori në SHBA, Alban Bushi tregon ekipin që sheh si favorit
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi i ftuar në “Kampionët e Botës” , ku fillimisht lojën e Meksikës që dhe çeli Botërorin, tregoi edhe ekpin favorit për trofeun.

Për Bushin, meksikanët nuk shkëlqyen, por padyshim që i favorizon pasioni për futbollin dhe fakti që luajtën në vendin e tyre.

Sakaq, për të, Argjentina është më favorit.

“Mendoj që Meksika nuk shkëlqeu sot, por janë shumë pasionant për futbollin, luajnë në vendin e tyre dhe dy herë që kanë luajtur në vendin e tyre, dy herë kanë shkuar deri në tetëshe. Megjithëse janë eliminuar, mendoj që mund ata të jenë një surprizë, kurse ekipet e tjera mendoj se do të jenë ky trendi që ka qenë gjithmonë, këto ekipet e mëdhaja. Pra, Argjentinë e shoh më afër për mendimin tim”, tha ai.

Lini një Përgjigje