TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2026, 13:32

Vodhi 200 mijë lekë në një dyqan bulmeti, arrestohet 22-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti
Vodhi 200 mijë lekë në një dyqan bulmeti, arrestohet
Dyqani i bulmetit

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 22-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së një dyqani bulmeti në qytet.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në lagjen nr. 3, pranë zonës së rrugës së spitalit, ku një person arriti të hynte në biznes dhe të merrte rreth 200 mijë lekë të reja.

Pas hetimeve, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar, Jorgo Shuli, ndaj të cilit janë siguruar edhe prova ligjore që e lidhin me ngjarjen.

22-vjeçari akuzohet për veprën penale të “vjedhjes”, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Ky është rasti i dytë i vjedhjeve në Pogradec brenda pak muajsh, pas grabitjes së një argjendarie, ku u arrestuan dy persona.

 

Lini një Përgjigje