TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2026, 12:21

I riu merret peng dhe dhunohet për një borxh, arrestohen dy persona në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
I riu merret peng dhe dhunohet për një borxh, arrestohen dy persona
Pamje ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme kanë marrë peng një person dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa policia ka arrestuar dy persona rreth moshës 30 vjeç.

Sipas policisë, bëhet me dije se shkak i pengmarrjes dyshohet të jetë një shumë parash që personi i marrë peng ua kishte borxh autorëve të dyshuar, megjithatë ende nuk dihet vlera e shumës monetare.

Dy të arrestuarit po merren në pyetje nga Policia e Vlorës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje