TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 22:02

I zhdukur prej 6 muajsh, gjendet i pajetë një person në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

I zhdukur prej 6 muajsh, gjendet i pajetë një person në

Një person është gjetur i pajetë në zonën e Çardhakut, në Korçë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një individ që rezultonte i zhdukur prej rreth 6 muajsh.

Sipas të dhënave paraprake, nga këqyrja fillestare e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Kjo procedurë pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes, si dhe të konfirmojë identitetin e viktimës.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Lini një Përgjigje