
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Urës së Çerkezës, ku ka humbur jetën një person.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se rreth orës 16:45, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej mjeteve drejtohej nga shtetasja A. P., ndërsa automjeti tjetër nga shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.
Bëhet me dije se, si pasojë e përplasjes, 42-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje