TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 16:08

Atentati në Balldren të Lezhës, dyshohet se autorët përdorën dy automjete

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Balldren të Lezhës, dyshohet se autorët
Viktima-Kreshnik Mujeci

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri i ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Kreshnik Mujeci. Nga të shtënat humbi jetën edhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci, e cila udhëtonte si pasagjere në të njëjtin automjet.

Ndërkohë, dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se autorët mund të kenë qenë të organizuar dhe të kenë përdorur dy automjete, një prej tyre qëlloi në drejtim të viktimave dhe tjetra ka shërbyer për t'i larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë që policia ka nisur një aksion për krehjen e zonës, dyshimet e para janë se autorët mund të kenë lëvizur drejt fshatit Torovicës.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po verifikohet është ajo e hakmarrjes. Kjo lidhet me të kaluarën e viktimës, i cili akuzohej për përfshirje në vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2016.

Lidhur me këtë ngjaje, Mujeci ishte arrestuar në vitin 2017 së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj. Nga hetimet e policisë, raportohet se autorët i kishin zënë pritë 47-vjeçarit Mëhilli, duke i prerë rrugën pas një konflikti të ndodhur disa ditë më herët dhe e qëlluan me armë zjarri.

Në këtë kontekst, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që atentati i sotëm të jetë kryer si akt hakmarrjeje, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

Lini një Përgjigje