TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 15:04

Breshëri plumbash në drejtim të një automjeti në Lezhë, dy të vdekur nga të shtënat! (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Breshëri plumbash në drejtim të një automjeti në

Personat e armatosur kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit tip 'Audi'...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake si pasojë e sulmit kanë mbetur të vrarë dy persona, dyshohet burrë dhe grua. Më saktë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij. 

Breshëri plumbash në drejtim të një automjeti në

Siç shihet dhe nga foto, personat e armatosur kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit tip 'Audi', i cili ishte në lëvizje në momentin e sulmit. 


Pista kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi rezultotn se viktima Kreshni Mujeci është përfshirë në një vrasje të ndodhur një vitin 2016. 


Megjithatë, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht lidhur me atentatin me dy viktima të ndodhur në Balldren të Lezhës.

Sipas policisë, rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren, në rrugën Balldren–Torrovicë, në rrethana ende të paqarta dhe gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe. Si pasojë e sulmit, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet në zonë për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sigurimin dhe fiksimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e autorëve.

Sa i përket pistave të hetimit, paraprakisht dyshohet për hakmarrje, duke pasur parasysh se Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016.

Megjithatë, rezulton se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, me vendim të datës 27 nëntor 2018, e ka shpallur të pafajshëm Kreshnik dhe Jozef Mujecin për këtë ngjarje. Më pas, edhe Gjykata e Apelit në Shkodër, më 6 nëntor 2019, ka lënë në fuqi këtë vendim, duke mos pranuar ankimin e prokurorisë.

Ndërsa, Gjykata e Lartë më 31 tetor 2024 ka vendosur kthimin e çështjes për rigjykim. Në këto rrethana, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre nuk janë dënuar asnjëherë për vrasjen e Mhillajt./Pamfleti

Lini një Përgjigje