TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 08:23

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Elbasan, humb jetën 45-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Elbasan, humb
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në segmentin rrugor Librazhd-Elbasan në fshatin Labinot, ku ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar i një motomjeti.

Motomjeti ka dalë nga rruga, për shkaqe ende të panjohura. 45-vjeçari ka humbur jetën në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është dëmtuar lehtë.

"Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.", njofton policia.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës pati një tjetër aksident tragjik në Lezhë me dy viktima, babë e bijë. Vetëm ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur. 

 

 

aksidentohet çifti i bashkëshortëve në elbasan

Lini një Përgjigje