TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2026, 12:50

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, Gjykata lë në 'arrest shtëpie' Aldo Kalemin dhe Dali Nelën

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, Gjykata lë në 'arrest
Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Aldo Kalemin dhe Dali Nelën, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, ngjarje e ndodhur më 21 prill.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila ka pranuar kërkesën e prokurores së çështjes, Aulona Haxhiraj. Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në seancë ishte i pranishëm Aldo Kalemi, ndërsa Dali Nela u përfaqësua nga avokati i tij, për shkak se vijon të jetë i shtruar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, pas plagosjes. Seanca u zhvillua me rreth 20 minuta vonesë për shkak të mungesës fillestare të gjyqtares dhe prokurores.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka nisur si një konflikt mes disa personave dhe më pas është përshkallëzuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Hetimet janë mbështetur edhe në pamje të sekuestruara, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, automjete, motomjete dhe telefona celularë, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e çdo të përfshiri tjetër në ngjarje.

 

Lini një Përgjigje