Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Elbasan-Cërrik, në zonën pranë fshatit Mjekës.
Në aksident, sipas raportimeve, janë përfshirë dy automjete, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një mjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen Caddy” janë përplasur kokë më kokë, si pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit tip ‘Mercedez’. Ndërkohë në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit të Elbasanit edhe drejtuesi i mjetit tjetër.
Policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.
Lini një Përgjigje