Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e së premtes në zonën pranë Presidencës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes” doli nga rruga dhe u ngjit në trotuar. Si pasojë, mjeti goditi një kalimtare që ndodhej në atë moment në zonë.
Burimet tregojnë se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi mjetin, çka çoi në daljen nga korsia dhe përfundimin mbi hapësirën e këmbësorëve.
E plagosura mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë verifikimet për rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje