TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2026, 13:38

Qarkullonte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në qytet me automjetin e tij.

I ndaluari është 30-vjeçari Dorjan Ziflaj, banues në Sarandë. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja e policisë është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municionin dhe automjetin që drejtonte i dyshuari.

“Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet. 

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme”.", njofton policia.

Lini një Përgjigje