TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2026, 11:38

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Kurbin, zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Kurbin, zbardhet emri
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I plagosur është i riu Akil Tahiri nga Fuqë Kuqja.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa menjëherë janë njoftuar shërbimet e policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen detaje mbi vendin dhe motivet e plagosjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

"Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.", njofton policia.

foto ilustrim

Lini një Përgjigje