Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kombinat, ku një person ka humbur jetën.
Një kamion ka përplasur një 61-vjeçar të identifikuar si Ylmi Dedja që lëvizte me motor. Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., punonjës policie, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit për vijimin e procedurave, ndërkohë që po punon për të zbardhur shkaqet.
"Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje