
Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me një konflikt të ndodhur këtë të premte, 24 prill, në zonën e Pazarit, ku u përfshinë disa persona.
Sipas të dhënave zyrtare, dy vëllezër, të moshës 47 dhe 53 vjeç, janë përplasur me dy persona të tjerë, 33 dhe 23 vjeç. Si pasojë e konfliktit, të katër kanë marrë dëmtime nga përdorimi i mjeteve prerëse dhe mjeteve të forta.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi shfrytëzimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy subjekteve.
"Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje