TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2026, 21:50

Aksident fatal në aksin Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në aksin Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, 23 prill, në aksin Kavajë–Rrogozhinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës. Automjeti që drejtohej nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident kavaje

Lini një Përgjigje