TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2026, 15:23

E rëndë në Maliq, 55-vjeçari i jep fund jetës!

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Maliq, 55-vjeçari i jep fund jetës!
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Pirg, në bashkinë e Maliqit, ku një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda banesës së tij. Kanë qenë familjarët që e kanë konstatuar ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave. Hetimet po kryhen nga grupi hetimor.

Nga informacionet e para rezulton se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ndodhej jashtë vendit. Dyshimet fillestare tregojnë se ai mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

e rëndë në maliq

Lini një Përgjigje