TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2026, 13:29

E rëndë në Tiranë, gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira 28-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, gjendet e pajetë në

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë, ku një 28-vjeçare u gjet pa shenja jete brenda një apartamenti të marrë me qira.

Banesa ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetase e huaj.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. 

"Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pa jetë i një shtetaseje të huaj , R. T., 28 vjeçe, është gjetur në një apartament me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

gjendet e pajete 28 vjecarja ne tirane

Lini një Përgjigje