TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2026, 12:50

“Plumbi i Artë” në GJKKO, Guçe mohon lidhjet me Erjon Alibejn: Jam oficer i ndershëm, nuk i kam dhënë informacione

Shkruar nga Pamfleti
“Plumbi i Artë” në GJKKO, Guçe mohon lidhjet me
“Plumbi i Artë” në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka vijuar seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, është përballur me pyetje të tjera nga mbrojtja.

Gjatë seancës, avokatja Elda Zotaj e pyeti nëse kishte dhënë informacion për Erjon Alibej apo persona të tjerë të përfshirë në çështje, akuzë që Guçe e mohoi kategorikisht, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje apo komunikim me ta dhe se ka vepruar gjithmonë si “oficer policie i ndershëm”.

Ndërkohë, në përgjigje të pyetjes së avokatit Përparim Kulluri mbi përdorimin e sistemit TIMS, Guçe deklaroi se është loguar “shumë herë”.

Diskutime në gjyq:

Elda Zotaj: A i keni dhënë informacion Erjon Alibej apo të tjerëve?

Guçe: Hedh poshtë çdo pyetje aluduese. Jam një oficer policie i ndershëm. Nuk kam pasur kurrë të bëj me insinuata. Për kohën që pyesni unë kam qenë me regjim shtrati dhe kur këta pyesin a i kam dhënë kujt informacion, i hedh poshtë këto pyetje.

Elda Zotaj: Ju keni pranuar se e keni pyetur Alibej, a i keni treguar ju ndonjë informacion për ngjarje kriminale në Elbasan?

Guçe: I jam përgjigjur juve me ndershmëri.

Avokati Përparim Kulluri: I thatë koleges që keni këqyrur në TIMS dhe prej aty keni njohur Hajdar Bakon. Sa herë keni loguar në TIMS?

Guçe: Shumë herë.

Gentian Rumano, avokat i Henrik Hoxhës: E keni njohur Henrik Hoxhën?

Guçe: Asnjëherë.

Gentian Rumano: Keni komunikuar në telefon me të?

Guçe: Asnjëherë.

Gentian Rumano: I keni dhënë ndonjëherë Henrik Hoxhës të dhëna për Kastëriot Kilën?

Guçe: Asnjëherë.

Avokati Qani Hasa: Ju thatë që veprimet hetimore çuan në zbardhjen e vrasjes së Bujar Çelës. A u vutë në dijeni për autorë të tjerë?

Guçe: Normalisht u vumë në dijeni, se e tregonin kamerat. Por të identifikuar me prova shkencore si Nuredin Dumani nuk kishim.

Avokati Qani Hasa: Prokuroria ka kryer veprime të tjera në atë kohë?

Guçe: I keni në dosje, s’më kujtohet.

Xhuliani Hoxha (i pandehur): Tek vrasja e Bujar Çelës a rezulton në pamjet filmike që të jem unë?

Guçe: Çfarë rezultonte e kam hedhur në referim.

Lini një Përgjigje