TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2026, 10:44

Tentuan të vrisnin në një atentat Hysen Mërnicën dhe nënën e tij, Prokuroria Fier dërgon në gjyq babë e bir

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të vrisnin në një atentat Hysen Mërnicën dhe

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim babë e bir, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehur janë marrë Afrim Cimili dhe Ali Cimili, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, më 10 prill 2025, pas një konflikti të mëparshëm mes Ali Cimilit dhe shtetasit Hysen Mërnica.

Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë këtij të fundit teksa lëvizte me motomjet së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica.

Sipas provave të administruara, ndaj Hysen Mërnicës është qëlluar nëntë herë me armë zjarri, ndërsa autorët lëviznin me dy automjete të ndryshme. Në dosjen hetimore thuhet se njëri prej tyre drejtonte një automjet tip “Toyota” dhe qëllonte me armë zjarri, ndërsa tjetri, që udhëtonte me një “Mercedes-Benz”, ka përdorur pistoletë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.C dhe A.C (babë e bir) për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit H.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetsit A.C.dhe A.C. (babë e bir) për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga nenet 78, 25, 22 dhe 278, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.474, rezultoi e provuar se të pandehurit A.C dhe A.C, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis të pandehurit A.C (i biri/djali) dhe viktimës H.M, në drejtimin e dy automjeteve të ndryshme, i kanë zënë pritë viktimës H.M, i cili po lëvizte me një motomjet së bashku me nënën e tij S.M, duke e qëlluar 9 (nëntë) herë gjatë kohës që ishin në lëvizje me automjetet respektive.

Konkretisht, i pandehuri A.C., pak përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë së bashku me të atin e tij, të pandehurin A.C. Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer në rrugë me viktimën H.M dhe konstatuar itenerarin e tij të lëvizjes. Në këto rrethana, dy të pandehurit së bashku kanë përgatitur kushtet për kryerjen e veprës penale dhe kryer atë. I pandehuri A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Toyota”, ka qëlluar me armën zjarri  kundrejt viktimave, kurse i pandehuri tjetër A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, ka qëlluar me armën tip pistoletë kundrejt viktimave.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Lini një Përgjigje