TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 20:00

Të shtëna me armë në Laç, qëllohet drejt një automjeti; shpallen në kërkim babai me dy djemtë

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë në Laç, qëllohet drejt
Foto ilustruese

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ku është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti. Dyshohet se shënjestër ka qenë pronari i karburantit, ndërsa konflikti paraprak mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë një karburanti në Laç. Sipas informacioneve paraprake, është hapur zjarr ndaj një automjeti. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe shënjestër ka qenë pronari i karburantit.  Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Mësohet se se ata janë babai me dy djemtë e tij, teksa po punohet për zbardhjen e ngjarjes. 

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët janë shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. Plumbat kanë prekur autoveturen pranë pikës së karburantit.

"Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit", thekson policia.

Kujtojmë që kjo ngjarje e rëndë shënohet, pa u bërë 24 orë nga vrasja që tronditi Memaliajn mbrëmjen e djeshme, ku një i ri humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Në përleshjen me armë ishin të përfshirë 7 persona.

të shtëna me armë lac

Lini një Përgjigje