TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 14:47

Pronar i një pike bastesh, kush është shqiptari që u qëllua me armë zjarri në Romë

Shkruar nga Pamfleti

Pronar i një pike bastesh, kush është shqiptari që u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Romës, në Itali. Mësohet se një 40-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri. Bëhet fjalë për Alban Hekuranin.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “via Mariano Colagrossi”. Sipas "Syri Tv", Hekurani i cili rezulton pronar i një pike bastesh, sapo kishte parkuar automjetin dhe teksa po i drejtohej banesës së tij, është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit “Policlinico di Tor Vergata” në Romë. Burime nga spitali bëjnë me dije se 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë së Velletri, të cilët kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një tentative grabitjeje që ka degraduar në përdorimin e armës.

Pronar i një pike bastesh, kush është shqiptari që u
Alban Hekurani

Lini një Përgjigje