TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 11:57

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së dy binjakëve

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një vajzë 27-vjeçare ka humbur jetën, vetëm pak orë pasi kishte lindur 2 binjakë.

Pas lindjes, gjendja shëndetësore e 27-vjeçares u përkeqësua me shpejtësi, çka detyroi mjekët të kërkonin urgjentisht gjak të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe në media, duke nxitur reagim të gjerë nga qytetarët.

Dhjetëra persona iu përgjigjën apelit dhe u paraqitën për të dhuruar gjak, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e saj. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe solidaritetit të treguar, 27-vjeçarja nuk arriti dot të mbijetojë.

Ngjarja ka prekur thellë komunitetin, ndërsa familja e viktimës përballet me një humbje të rëndë.

Lini një Përgjigje