TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 10:44

Vrasja e Goxhajt, i plagosuri dhëndër te fisi Kalemi; në kërkim dy vëllezërit e tij

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Goxhajt, i plagosuri dhëndër te fisi Kalemi; në
Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, e ndodhur mbrëmjen e së martës (21 prill) në Memaliaj.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, Donaldo dhe Marjaldo Nela, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se viktima dhe autorët kanë qenë të ndarë në dy grupe, mes të cilëve ka pasur shkëmbim zjarri.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i dy të dyshuarve, Dali Nela.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se konfliktet mes palëve kanë qenë të hershme dhe dyshohet se lidhen me aktivitetin në fushën e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, një nga të dyshuarit, Donaldo Nela, rezulton person me precedent penal, i përfshirë më herët në trafik droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i goditur nga Policia e Sarandës në vitin 2018. Ai gjithashtu është hetuar edhe për një grabitje të një pike të këmbimit valutor në Tepelenë.

Sa i përket të plagosurit, Dali Nela, burimet bëjnë me dije se ai është dhëndër në fisin Kalemi.

Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar si dëshmitarë okularë ose persona që mund të kenë dijeni për konfliktet mes grupeve, por sipas burimeve, dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar deri tani në dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje