TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2026, 18:49

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Fier, një i plagosur në gjendje kritike!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Fier,
Foto nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “VW”.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me autoambulancë, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe disiplinimin e qarkullimit të mjeteve, pasi për disa minuta është krijuar edhe ngarkesë në rrugë.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se automjeti tip “VW” ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta me targa të huaja është përplasur me të.

Ndërkohë, grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti të rëndë.

aksident i rëndë në autostradën lushnjë–fier

Lini një Përgjigje