
Ditën e sotme është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”. 39-vjeçari vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit 2025, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ahmeti vuajti dënimin për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin mes tij dhe reperit Rigels Rajku (Noizy).
Kujtojmë se vite më parë, pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.
Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.
Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.
Lini një Përgjigje