Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus. Aktualisht jemi me Hënën në fazë rënieje, duke iu afruar fundit të ciklit për të pritur një Hënë të Re.
Gjatë paradites së sotme Hëna është te Dashi, ndërsa pas mesdreke kalon te Demat. Për dy ditët e ardhshme, Hëna do të jetë mbi Mars, gjë që kërkon që t’i vendosim detyrimet e punës në axhendë si prioritet për t’i mbyllur.
Kjo pozitë ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të shtëpisë dhe detyrimeve personale të projektuara prej dy javësh. Të shtunën, Venusi kalon te Luani, duke sjellë një energji rinore, argëtuese dhe të pastër.
Dashi
Sot Dashi po merret me impenjimet e vetvetes. Nga nesër, axhenda e tyre do të jetë në shërbim të dëshirave dhe emocioneve personale. Për arritjen e qëllimeve profesionale kërkohet urtësi dhe zgjuarsi, pasi qetësia mendore mund të mungojë. Hëna e Re e së dielës do t’i thjeshtojë gjërat pa pasur nevojë për sforcime të mëdha. Venusi sjell shkëlqim, vëmendje dhe mundësi për rregullimin e raporteve familjare që i kanë rezistuar kohës.
Demi
Demat do ta kenë Hënën te shenja e tyre në pjesën më të madhe të fundjavës. Detyrimet profesionale do të jenë të pashmangshme deri të hënën paradite. Kanë një fushë magnetike dhe ndjeshmëri më të fortë se zakonisht. Venusi, duke filluar nga e shtuna, do të rregullojë situatat në punë, çështjet që lidhen me shëndetin e trupit dhe do të qetësojë marrëdhëniet brenda mureve të shtëpisë.
Binjakët
Hëna do të jetë në shenjën e tyre nga e shtuna pasdite deri të hënën. Humori i tyre do të varet shumë nga siguria ekonomike. Duhet të jenë të kujdesshëm me reagimet emocionale të të tjerëve të shtunën në darkë. Venusi do të ndikojë pozitivisht në zgjerimin social, kreativitetin dhe idetë e reja, duke rezultuar produktiv në zhvillimet praktike dhe profesionale.
Gaforrja
Kanë planetin e fatit në ndihmë maksimale, gjë që u jep mbrojtje dhe projektim pozitiv. Ndonëse dita nisi me pak nervozizëm, gradualisht do të ndihen më fleksibël dhe me intuitë të saktë. Hëna mbi Mars do t’u japë zgjidhje inteligjente situatave profesionale të mbetura pezull. Venusi i bën të ndihen më të gjallë, entuziastë dhe pasionantë, duke zgjuar emocione të bukura.
Luani
Nga dita e shtunë, Venusi do të jetë në shenjën e tyre, duke nisur një periudhë fantastike që zgjat deri në fund të qershorit. Do ta kenë shumë të lehtë të marrin vëmendjen që dëshirojnë në çdo ambient. Megjithatë, duhet të frenojnë tendencën për t’u imponuar në dashuri. Deri të shtunën do të jenë pak të lidhur pas detyrimeve të shtëpisë apo punës, por më pas do të kenë liri të plotë për axhendën e tyre. Kujdes me tonin e komunikimit sot në mesditë me njerëzit e dashur.
Virgjëresha
Ky fundjavë favorizon mbylljen e detyrimeve javore në mënyrë produktive. Janë racionalë dhe dinë t’i zhveshin emocionet kur duhet për të bërë një mbyllje të mirë të javës. Venusi do t’i ndihmojë për rreth katër javë në mbylljen e çështjeve ekonomike, si borxhet apo pagesat, të cilat do të kryhen me lehtësi dhe pa tension.
Peshorja
Venusi te Luani sjell atmosferë argëtuese, sociale dhe flirte që zbukurojnë mendimin. Megjithatë, fundjava do t’i sforcojë pak me kohën, pasi do të kenë detyrime profesionale apo organizime ku duhet të jenë në perfeksion. Do të kenë një kombinim të mirë mes kujdesit për veten dhe marrjes së vëmendjes në mjediset ku janë të pranishëm.
Akrepi
Janë të detyruar të tolerojnë të tjerët ose të mbështesin njerëzit e tyre të dashur për çështje pune apo probleme personale. Ndonëse mund të ndihen të brishtë emocionalisht, do të dinë ta kontrollojnë mirë veten. Të shtunën dhe të dielën ekuilibrat do të jenë më të brishtë; këshillohet të mos nxitohen dhe të mos reagojnë ndaj provokimeve të rrethit që i rrethon.
Shigjetari
Dita e nesërme sjell detyrime që do të zgjasin deri të shtunën paradite. Venusi te Luani do të lehtësojë ndjeshëm atmosferën në familje, dashuri dhe çështje studimore. Deri në datën 29 qershor kanë një periudhë shumë ndihmuese për provime dhe testime. Duhet të bëjnë kujdes që të mos nxitohen gjatë orëve të vona të së shtunës dhe të dielës.
Bricjapi
Venusi te Luani fokusohet te çështjet e fëmijëve, partnerëve dhe familjarëve. Hëna te Demat sot dhe nesër i favorizon për të zgjidhur problematikat e shtëpisë. Të dielën, dikush nga familja mund të ketë nevojë për ta ose një telefonatë mund t’u shkaktojë pak nervozizëm në darkë.
Ujori
Me Venusin përballë, do të ndihen të adhurueshëm dhe të vlerësuar nga të tjerët. Ky pozicion favorizon edhe këmbimet ekonomike duke filluar nga e shtuna. Humori i tyre do të përmirësohet ndjeshëm nga e shtuna e në vazhdim. Çështjet e rëndësishme të punës është mirë t’i vendosin në axhendë gjatë paradites së sotme.
Peshqit
Nesër mund të ndihen në dilema për veprimet që duhet të ndërmarrin. Faktorë të papritur në lidhje me familjen mund të sjellin një trazim të vogël emocional, por që do të zgjasë pak. Nga e shtuna do të fokusohen te projektimi i punës dhe përmirësimi i cilësisë së përditshmërisë. Nëse kanë mundësi, këto 15 ditë janë periudha më e mirë për të marrë disa ditë pushim.
Lini një Përgjigje