Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku pas një konflikt mes disa të rinjsh ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur për motive të dobëta dhe është zhvilluar brenda një lokali në zonë. Gjatë konfliktit, një prej të rinjve ka përdorur mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime adoleshentit në trup, në pjesën poshtë krahut.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, rreth 18 vjeç, dhe e ka shoqëruar në komisariat. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje