TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 11:03

“Do të hedhin protestuesit në kosh të plehrave”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt: Ti ke hallin e djalit të xhaxhait dhe pronës së tij në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
“Do të hedhin protestuesit në kosh të plehrave”/
Balla

Debati mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend është ashpërsuar më tej, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu kundërpërgjigj me tone të forta kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Shehajt, duke e cilësuar atë si “hajdut të të dhënave personale” dhe “gjobaxhi”, ndërsa minimizoi rolin e tij në protestat që po zhvillohen në vend.

“Shantazhin e këtij as nuk e marr në konsideratë. Po ta përsëris, ti je një hajdut. Mund t’i tërhiqet vëmendja një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në protestë, s’ka lidhje me ty, lindi si një reagim për një projekt…. i shkon televizioneve dhe i thua sa lekë do të më nxjerrësh në prime time. Je hajdut të dhënash personale, je i dënuar, je nën hetim. Ktheji PD listën e të dhënave personale që i ke vjedhur sepse sot ka një lajm të mirë, Luli mund të bëhet i penduar dhe mund të tregojë sa e pagove që të futi ty në listë…

Ky Agron Shehaj që bërtet ka hall tjetër, s’ka lidhje me protestën. Ka hallin e djalit të xhaxhait, bërtet me pronat e djalit të xhaxhait. E di Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj. O Agron, pusho ti, porta bosh.”, tha Balla.

Ndërkohë, Shehaj iu përgjigj Ballës duke i thënë se është një shpifës ordiner.

“Taulant, çfarë të them? Ti nuk e di, por familja ime jeton jashtë prej ’91. Ne nuk kemi lidhje, fatkeqësisht. Unë dhe fisi im s’kemi marrë asnjë metër katror nga çfarë na takonte, por je një shpifës ordiner”, iu përgjigj Shehaj.



Lini një Përgjigje