
Seanca plenare është shoqëruar me tensione pas fjalës së deputetit socialist Ardit Bido, kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kërkoi të merrte fjalën për replikë.
Shehaj tentoi të bllokonte foltoren, duke mos lejuar deputetin Luçiano Boçi të fliste, me argumentin se Bido i ishte referuar atij në mënyrë indirekte gjatë fjalës së tij dhe për këtë arsye kishte të drejtë të përgjigjej.
Nga ana tjetër, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, kundërshtoi pretendimin e Shehajt, duke deklaruar se në dijeninë e tij deputeti socialist nuk e kishte përmendur atë.
Debati mes tyre u shoqërua me replika të drejtpërdrejta në sallë.
“Uluni”, i kërkoi Peleshi deputetit Shehaj.
“Kush është Adam Smith?”, iu përgjigj Shehaj.
Ndërsa Peleshi ironizoi situatën duke thënë se: “Unë nuk mund ta di që iu referua juve si Smith. Unë nuk e di që jeni Adam Smith. Nga ta gjej!?”
Përplasja shkaktoi tension në Kuvend, duke ndërprerë përkohësisht vijimin normal të debatit parlamentar.
Lini një Përgjigje