TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 11:39

"Dëgjoni urgjent kërkesat e protestuesve”, Berisha nga Kuvendi: Kërkoj mocion me debat me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

"Dëgjoni urgjent kërkesat e protestuesve”, Berisha nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestën e qytetarëve, e cila ka marrë përmasa të mëdha.

Berisha deklaroi se Parlamenti duhet t’u japë përgjigje të menjëhershme kërkesave të protestuesve, veçanërisht të rinjve që prej 12 ditësh ndodhen në protestë paqësore.

Kryedemokrati tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe se qëllimi i protestës është “shpëtimi i Shqipërisë” nga një qeverisje që, sipas tij, e trajton vendin si pronë personale.

Kreu demokrat kërkoi që Kuvendi të mos merret me çështje të tjera, por të vendosë në qendër të axhendës vetëm kërkesat e protestuesve.

Gjithashtu, bëri thirrje për një mocion urgjent me debat me Ramën, dhe paralajmëroi se mosdëgjimi i zërit të qytetarëve do të ishte një gabim i rëndë historik.

“Sot shqiptarët në Shqipëri dhe në të 4 anët e botës presin nga ky Parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të qindra mijëra të rinjve që prej 12 ditësh janë në një protestë epike paqësore me kërkesa të drejta që nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri që e konsideron vendimin si pronë të tij.

Të rinjtë shqiptarë në protestë janë 100 për qind të sinqertë, kërkojnë që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë,. Të mos merremi me asgjë tjetër veç plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tyre dhe në axhendë të Kuvendit të jkenë vetëm kërkesat e protestuesve.

Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, ndryshe do të jetë vonë de do të jetë një gabim i madh historik që bëhet. Distancohuni nga Rama dhe ktheni agjendën e Parlamentit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje