TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2026, 09:05

Sherr i dhunshëm mes disa personave në Korçë, plagoset një prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Sherr i dhunshëm mes disa personave në Korçë, plagoset
Pamje nga vendngjarja

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një përplasje mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Fillimisht, konflikti ka nisur si një debat verbal, por më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.

Më pas, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë.

Të tre të përfshirët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige gjatë konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje