TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2026, 18:37

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë–Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në superstradën Fushë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Fushë Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës, duke lënë një viktimë dhe 2 të plagosur. Mësohet se një makinë tip “Mercedes”, që drejtohej nga Radvan Maja nga Borizana, është përplasur me një automjet tip “Passat” që drejtohej nga Ndrec Ruci nga Mirdita.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja Terezë Laska, ndërsa drejtuesi i “Passat”-it ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjithashtu, e lënduar ka mbetur edhe një grua që ndodhej në biznesin e saj pranë vendit të aksidentit, pasi është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga makina e tipit “Passat”-i, e kombinuar me shpejtësinë e lartë të “Mercedes”-it. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrthanave të ngjarjes.

aksident fushë krujë viktimë

Lini një Përgjigje