
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se shisnin lëndë narkotike.
Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal.
Shtetasi maqedonas dyshohet se kishte marrë një banesë me qira në lagjen “10 Korriku”, të cilën e përdorte për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike, konkretisht kokainë dhe kanabis, në sasi të vogla për shitje.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u gjetën edhe dy të rinjtë e tjerë, policia sekuestroi sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, një peshore elektronike dhe tre telefona celularë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
"Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan 3 shtetas që bashkëpunonin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje