TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 07:17

Aksidenti i rëndë në Lezhë, humbin jetën babë e bijë

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Lezhë, humbin jetën  babë e
Aksidenti i rëndë në Lezhë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babë e bijë, Anton dhe Bora Keçi. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. 

Viktimat ishin punonjës të kampit të refugjatëve në Gjadër.

Djali, i shqetësuar që s'po arrinte t'i kontaktonte, ka telefonuar policinë. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanalin me ujë, në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, u konstatua se trupat i përkisnin babait 54-vjeçar dhe vajzës, 25 vjeçe.

Kjo e fundit drejtonte automjetin dhe dyshohet të ketë humbur kontrollin.Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Vetëm ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

 

aksidenti i rëndë në lezhë

Lini një Përgjigje