TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2026, 17:44

Goditet rrjeti i drogës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua

Shkruar nga Pamfleti

Goditet rrjeti i drogës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, mes

Tre persona janë arrestuar, mes tyre edhe një grua, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku autoritetet goditën një rrjet të dyshuar shqiptar të shpërndarjes së kokainës.

Aksioni erdhi pas një periudhe vëzhgimi në një apartament në Via Vizzotto, ku policia kishte konstatuar lëvizje të pazakonta dhe hyrje-dalje të shpejta që zgjasnin vetëm pak sekonda.

“Vizitat e shkurtra dhe fluksi i vazhdueshëm i personave në apartament ishin tregues të qartë të një aktiviteti të organizuar të shpërndarjes së drogës”, bëjnë të ditur burime nga hetimi.

Pas verifikimit të targave dhe identifikimit të disa përdoruesve të drogës, policia ndërhyri në momentin e një shit-blerje droge, duke kapur në flagrancë të dyshuarin kryesor.

Gjatë kontrollit në banesë, ku ndodheshin një shtetas shqiptar në të 40-at dhe partnerja e tij, u sekuestruan 70 gramë kokainë me pastërti 98% dhe rreth 2,200 euro cash. Operacioni u mbështet edhe nga njësia e qenve antidrogë.

Sipas hetimeve paraprake, rrjeti ishte i mirëorganizuar dhe dyshohet se gjeneronte të ardhura deri në 5,000 euro në ditë nga aktiviteti i paligjshëm.

I arrestuari kryesor është dërguar në burgun e Venecias, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Lini një Përgjigje