Mbërmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ku babë e bijë, mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi, humbën jetën pas një aksidenti në aksin Lezhë-Kakarriq.
Anton Keçi, 53 vjeç ishte mjek, ndërsa e bija, Bora, 20 vjeçe ishte studente e Mjekësisë, ndërsa familjarët kanë hapur sot dyert e mortit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës.

Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.
Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.
Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në Policinë e Lezhës së ka humbur kontakte me të atin dhe motrën e tij, që ishin nisur për në punë.
Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferes.
“Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.
Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor“, njofton policia.
Lini një Përgjigje