
Një atentat me armë zjarri i regjistruar pasditen e sotme në Balldre të Lezhës ku mbetën të vrarë dy presona dyshohet se lidhet me motive gjakmarrjeje.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar pasditen e sotme me breshëri në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte në lëvizje në momentin e sulmit. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, konkretisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Pista kryesore ku po fokusohen hetimet është ajo e gjakmarrjes. Kjo lidhet me të kaluarën e viktimës Kreshnik Mujeci, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.
Në atë rast, Genc Mhillaj u vra me armë zjarri, ndërsa autoritetet arrestuan më pas dy vëllezër, Lin dhe Kreshnik Mujeci, si të dyshuar për vrasjen. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së kohës, viktima ishte qëlluar pas një konflikti, ndërsa autorët ishin larguar nga vendngjarja.
"Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër
Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " One Year ".
Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :
- Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë
- Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë
Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal", njoftonte policia në 2017.
Si ndodhi vrasja e Genc Mhillaj në 6 tetor të 2016?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qene duke ecur ne rruge ndersa Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar.
Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar te largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë. 42 vjeçari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë pasi plumbi e ka goditur në ballë. Nga ana tjetër autori është larguar me shpejtësi në drejtim të Torovicës.
Lini një Përgjigje