Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Elda Hoti u paraqitën këtë të enjte në Kuvend me pankarta në mbështetje të protestave që po zhvillohen prej 11 ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Demokratët vendosën në xhamin e derës kryesore të Parlamentit një pankartë me mbishkrimin: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.

Mesazhi lidhet me protestat e nisura fillimisht kundër projektit në Zvërnec, të cilat më pas janë shoqëruar edhe me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë.
Veprimi i deputetëve opozitarë tërhoqi vëmendjen në hyrje të Kuvendit, ndërsa pankarta u hoq pak më vonë nga efektivët e Gardës së Republikës.
Protestat kundër projektit në Zvërnec vijojnë prej ditësh, ndërsa opozita ka shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e protestuesve.
Lini një Përgjigje