Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura mesditën e sotme në Balldren të Lezhës. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, një burrë dhe një grua, pasi automjeti i tyre tip “Audi” është qëlluar me breshëri.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, Kreshnik Mujeci, si dhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci, e cila ndodhej në automjet në momentin e sulmit.
Ndërkohë, bëhet me dije se trupat e viktimave vijojnë të ndodhen brenda automjetit. Paraprakisht, dyshohet se motivi i atentatit mund të jetë hasmëria.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirëorganizuar, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi motivet apo rrethanat e sulmit. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kush është Kreshnik Mujeci?
Emri i Kreshnik Mujecit nuk është i panjohur për policinë. Ai rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale vite më parë.
Në vitin 2017, Mujeci dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë.
Lini një Përgjigje