TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2026, 08:06

Përplasja Erdogan-Netanyahu, Trump lavde liderit turk: Ai është një njeri i fortë, më respekton

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Erdogan-Netanyahu, Trump lavde liderit turk: Ai është
Trump, Erdogn dhe Netanyahu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë konflikt mes Izraelit dhe Turqisë, duke shprehur besim në marrëdhëniet personale me presidentin turk.

Në një prononcim për mediat, Trump u pyet nëse ekziston rreziku i përplasjes mes dy vendeve.

Ai u përgjigj duke vlerësuar liderin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se e konsideron atë “një person të fortë” dhe se ka marrëdhënie respekti reciprok.

“Më pëlqen shumë Recep Tayyip Erdogan. Ai është një njeri i fortë… Nuk mendoj se kjo do të ndodhë me Turqinë, jo sa kohë që unë jam president, sepse ai më respekton dhe unë e respektoj atë”, deklaroi lideri amerikan.

Netanyahu i përgjigjet ashpër Erdoganit: Diktatori antisemit që kryen gjenocid ndaj kurdëve nuk mund të japë leksione

Deklarata vjen pasi lideri turk theksoi se sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Liban nuk përbëjnë më kërcënim vetëm për këto dy “vende vëllazërore”, por kanë arritur në një pikë ku paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vetë Turqinë.

Duke iu referuar panoramës më të gjerë të konfliktit, lideri turk theksoi se Ankaraja është plotësisht e vetëdijshme për qëllimin përfundimtar që fshihet pas, siç tha ai, iluzionit të krijimit të “Izraelit të Madh”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi duke mos i kursyer fjalët, ku liderin turk e quajti diktator dhe e akuzoi për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si dhe për mbështetje të terrorizmit.

përplasja erdogan-netanyahu trump

Lini një Përgjigje