TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2026, 07:45

“Armëpushimi është vetëm një zjarr i vogël”, OKB paralajmëron për konflikt të ri

Shkruar nga Pamfleti
“Armëpushimi është vetëm një zjarr i
António Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka paralajmëruar se armëpushimi në Lindjen e Mesme mbetet tejet i brishtë, duke e krahasuar situatën aktuale me “një zjarr të vogël” që rrezikon të përhapet në një konflikt më të gjerë.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Guterres theksoi se zhvillimet e fundit janë shoqëruar me sulme më intensive dhe përkeqësim të situatës në terren.

“Kjo javë ka sjellë sulme më të gjera dhe një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, ndërsa armëpushimi ngjan më shumë me një zjarr të vogël sesa me një paqe të qëndrueshme”, deklaroi ai.

Kreu i OKB-së paralajmëroi se rreziku i rikthimit të luftimeve në shkallë të plotë mbetet i lartë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen seriozisht për një zgjidhje diplomatike.

“Nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun që ky zjarr i vogël të shndërrohet në një flakë të madhe. Nuk ka më vend për justifikime”, u shpreh Guterres, duke kërkuar hapa konkretë drejt uljes së tensioneve dhe arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Lini një Përgjigje