TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 09:30

Nis sot Botërori 2026, Meksika dhe Afrika e Jugut çelin spektaklin global

Shkruar nga Pamfleti

Nis sot Botërori 2026, Meksika dhe Afrika e Jugut çelin spektaklin

Pritjes i erdhi fundi. Pas afro tetë vitesh nga momenti kur Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara u zgjodhën organizatore të Kupës së Botës 2026, sot ngrihet zyrtarisht sipari i turneut më të madh të futbollit në planet.

Vëmendja e botës do të jetë e përqendruar te Meksika, ku kombëtarja vendase, “El Tri”, do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse të turneut, që nis në orën 21:00. Përballja sjell në kujtesë Botërorin e vitit 2010, kur këto dy skuadra u ndeshën gjithashtu në takimin inaugurues të kompeticionit.

Më pas, skena do të zhvendoset në Guadalajara, ku Koreja e Jugut do të masë forcat me Çekinë. Çekët mbërrijnë në këtë Botëror me vetëbesim të lartë pas kualifikimit përmes “play-off”-eve të UEFA-s, ndërsa koreano-jugorët synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre në turne.

Kështu nis një edicion historik i Kupës së Botës FIFA 2026, që premton emocione, spektakël dhe kapituj të rinj në historinë e futbollit botëror. Dy ndeshjet e para do të japin përgjigjet e para për balancat në Grupin A dhe do të hapin zyrtarisht garën për trofeun më të lakmuar në futboll.

Lini një Përgjigje