
Persona të paidentifikuar qëlluan pasditen e sotme me breshëri në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e të shtënave humbën jetën dy persona, konkretisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana Mujeci. Ngjarja dyshohet se lidhet me motive gjakmarrjeje.
Ndërkohë që policia ka nisur një aksion për krehjen e zonës. Dyshimet e para janë se autorët mund të kenë lëvizur drejt fshatit Torovicës.
Në momentin e atentatit, çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke udhëtuar nga Lezha për në shtëpinë e tyre. Por u është bërë pritë dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke bërë shoshë makinën dhe duke lënë të vdekur në vend çiftin.
Lini një Përgjigje