TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 15:36

Mbeti i vrarë në atentatin në Lezhë, publikohet fotoja e Kreshnik Mujecit

Shkruar nga Pamfleti
Mbeti i vrarë në atentatin në Lezhë, publikohet fotoja e
Kreshnik Mujeci

Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë së bashku me bashkëshorten e tij nga të shtënat me armë zjarri sot në Lezhë. Mësohet se Mujecit iu bë atentat, teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi Q7”.

Kreshnik Mujeci rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën është përfshirë në çështje të rënda penale së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Mujeci. Ata janë akuzuar për vrasjen e Gegë Mëhillit (i njohur edhe si Gent Mëhilli apo Gent Pjetri), ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2016.

Sipas të dhënave, Mujeci është arrestuar në vitin 2017 si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2016, ku një 47-vjeçar humbi jetën. Ai dhe vëllai i tij dyshohet se kanë ndihmuar autorin kryesor, tashmë të arrestuar, në organizimin e pritës ndaj viktimës.

Në atë kohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tyre për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Për vijimin e procedurave, ata janë vënë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa për vrasjen e Mëhillit, ndodhet në burg Jozef Mujeci.

Lini një Përgjigje