TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 16:50

Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, automjeti u qëllua me mbi 30 plumba nga autorët

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, automjeti u
Makina shoshë nga plumbat

Një atentat i rëndë me armë zjarri është shënuar mesditën e sotme në Balldren të Lezhës, ku kanë mbetur të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte çifti është qëlluar me mbi 30 plumba nga autorët, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Sulmi dyshohet të ketë ndodhur teksa mjeti ishte në lëvizje.

Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka konfirmuar se automjeti është goditur me breshëri plumbash gjatë lëvizjes, ndërsa forcat e policisë ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga të dhënat rezulton se Kreshnik Mujeci ka qenë i arrestuar në tetor të vitit 2017 si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër, i cili është akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje