TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 15:40

“Jemi kërcënuar, na kanë intimiduar edhe me familjarët”, aktivisti paralajmëron Ramën: Në shesh deri kur të dorëhiqesh!

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi kërcënuar, na kanë intimiduar edhe me
Ilir Xhemalaj

Aktivisti Ilir Xhemalaj u shpreh se janë përballur me kërcënime dhe presione të shumta për të hequr dorë nga protesta kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai pretendon se madje i kanë intimiduar edhe nëpërmjet familjarëve të tyre.

Aktivisti deklaroi se pavarësisht intimidimeve, ata nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në këto ditë proteste, kemi marrë kërcënime, presione të panumërta si në shesh, si nëpër mesazhe, telefonata e kudo. Edhe në derë të shtëpisë. Thonë tërhiquni. Pse thoni Rama në burg, Berisha në burg. U përpoqën të na intimidojnë edhe nëpërmjet familjarëve. Ne nuk tërhiqemi. Do të jemi në atë shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit.”, tha ai.

Ai u ndal edhe te përplasjet gjatë protestës përpara Kuvendit në seancën e së ënjtjes të kaluar, ku protestuesit u përballën me dhunën policore si dhe me spraj lotsjellës.

“Kam filmuar policët që bënë atë sulm ndaj protestuesve  të ulur. Na kanë vënë përpara, na kanë marrë zvarrë. Na është hedhur spraj lotsjellës. Unë për 30 minuta nuk hapja dot sytë, frymëmarrja ishte e rënduar. Për 30 minuta nuk kemi parë.  Ne jemi sulmuar nga policia. Ishte një protestë paqësore.“, shtoi ai për News24.

ilir xhemalaj protesta doreheqje edi rama

Lini një Përgjigje