TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2026, 18:50

Prishni pazarin e 2008-ës, kalbësirat e tjerat shemben vetë!

Shkruar nga Pamfleti
Prishni pazarin e 2008-ës, kalbësirat e tjerat shemben vetë!
Myslim Murrizi

Problemi kryesor i vendit nuk janë individët, por sistemi politik i ngritur pas marrëveshjes së prillit 2008

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga fjala e tij në Kuvend në qershor të vitit 2020, duke e shoqëruar me një mesazh të ashpër ndaj klasës politike dhe kritikëve të tij.

Në postimin e tij, Murrizi shkruan se vite më parë ishte etiketuar si "tradhtar" kur deklaronte se elita politike ishte e bashkuar për interesat e saj, ndërsa sot, sipas tij, shumë prej atyre që e kundërshtonin po mbrojnë të njëjtat qëndrime.

"Kur kam thënë unë që elita politike është bashkë për interesat e saj, jo pak nga ju 'revolucionarët' e qershorit 2026 më quanit 'tradhtar', ndërsa 'dashnorët' e sotëm të Flamingove ishin në delir dhe i mbanin sytë, veshët dhe mendjen në Flamingo, Aruba dhe Bogota për ngarkesën e radhës. Por më mirë vonë se sa kurrë", shprehet ai. 

Në videon e publikuar, Murrizi përsërit se problemi kryesor i vendit nuk janë individët, por sistemi politik i ngritur pas marrëveshjes së prillit 2008.

"Vëreni gishtin te e vetmja plagë që ka sistemi politik i qelbur shqiptar, që ka kapur prej fyti shtetin dhe pushtetin. Prishja e pazarit të ndyrë të prillit 2008, që u bë për interesa të ngushta të kryetarëve të partive. Të tjerat shemben vetë si kalbësira të ngritura mbi këtë qelbësirllëk", shkruan ai. 

Sipas ish-deputetit, çdo përpjekje për ndryshim mbetet e kotë nëse nuk preket, siç shprehet ai, "rrënja e problemit".

"Mos u merrni me degët. Vëreni gishtin te plaga. Për sa kohë që nuk prishet pazari i prillit 2008, çdo gjë tjetër është vetëm fasadë. Ai është themeli mbi të cilin është ngritur ky sistem politik", vijon Murrizi.

Në fund të postimit, Murrizi u bën thirrje ndjekësve të dëgjojnë të plotë videon nëntëminutëshe, duke e cilësuar atë si një kujtesë për qëndrimet që, sipas tij, ka mbajtur prej vitesh për sistemin politik shqiptar.

myslim murrizi

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky kellira qe vetem me vjell di shante nga nje krah dikur. Tani ka fillu mme sha ngate gjitha krahet, si duket nuk ja var me kush.

    Lini një Përgjigje