Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur një nga personat e përfshirë, i identifikuar si Ari Islamaj. Aktualisht, ai ndodhet tek Trauma pasi ka marrë plagë në gjoks.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen mes tre personave, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.
Lini një Përgjigje