Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Gjatë pasdites, përgjatë relieveve malore të vendit, priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në verilindje reshjet mund të shfaqen në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndimor me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 12 m/s.
Deti në Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.
Lini një Përgjigje